Ajo është një letër dashurie.
Gati 100 faqe e gjatë. E pastër. Nuk mund të ishte ndryshe. I drejtohet nënës. Për të disatën herë, rikthehet në skenë “Mos ik o ma” me autor Edmond Tupe por, e sjellur mjeshterisht nga aktori më i ri tashme i konfirmuar si pjesë e trupës së teatrit, Nicolino Ferketa. Me këtë monolog edhe pse publiku shqiptar e sidomos ai shkodran janë njohur me të, sërisht tërhoqi vëmëndjen e shumë qytetarëve ku pjesa më e madhe e tyre ishin emra të njohur të qytetit tonë nga fusha të ndryshme. NË lidhje me shfaqen që u realizua në qëndrën rinore Arka, e cila deri në rikonstruksionin e plotë të teatrit Migjeni, ka ofruar ambientin e saj për realizimin e shfaqeve të ndryshme, Nikolin Ferketa shprehet: I pyetur se sa e ndjente veten brënda atij roli fërketa shton: Nëna, në interpretimin e aktores Adriana Marku, është një personazh që regjisori e paraqet të urtë e të dashur si të gjitha nënat e kësaj bote. Pavarësisht se dy djemtë e saj e kanë braktisur, ajo asnjëherë nuk mban mëri, dashurinë e ka të njëjtë për të tre bijtë. Aktorja Adriana Marku mes emocionesh e modestise shprehet: “Mos ik o ma” është një monodramë që flet për dashurinë ndaj prindërve e kryesisht ndaj nënës, por që nga ana tjetër tregon një realitet mjaft aktual. Shafqja u ndjek nga të pranishmit me mjaft emocion e duartrokitje, ne meritë të dy aktorëve Nikolin fërketa dhe Adriana Marku.