Përgjatë një viti kalendarik, biblioteka e qytetit të Shkodrës “Marin Barleti”, njeh një numër të madh të aktoviteteve artistike të organizuar, të cilat i aknë dhënë një kontribut të veçantë qytetit të Shkodrës. Sipas drejtorit të këtij institucioni, Gjovalin Çuni, përgjatë 2018-ës, përveç ngjarjeve të tjera, dy prej tyre kanë qenë ndër më kryesore. 100 vjetori i Biblio
tekës Kombëtare Shqiptare dhe padyshim edhe nisma e nisur nga Ministria e Kulturës, “Takohemi për një libër”, e cila kësaj radhe doli jashtë mureve të bibliotekës klasike, shkoi atje ku është lexuesi, në shkolla dhe institucione të ndryshme. Padyshim, sukseset e një viti më parë janë një shtysë për të vazhduar edhe më tej dhënien e kontributit për jetën artistike në Shkodër.
Çuni shprehet se qyteti ka nevojë për më tepër gjallëri dhe institucioni i bibliotekës “Marin Barleti” duhet të vazhdoj misionin e gjallërimit të jetës artistike. Biblioteka “Marin Barleti” në Shkodër, prej 87 vitesh është një ndër intitucionet që përcjell dije për dhjetra shkodranë. Në fondin e saj gjenden një numër i madh librash dhe titujsh të autorëve të ndryshëm.