Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se është shumë i lumtur dhe krenar që është mik i medalisteve olimpike të Kosovës, xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.

‘’I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë’’, ka shkruar Rama.

Theksojmë se Distria Krasniqi ka fituar në “Paris 2024” medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë. Ajo e kishte fituar medaljen e artë në “Tokio 2020”. Ndërsa Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë.

Artikulli paraprakHAPET ZYRA E KRYETARIT TË KUVENDIT, SPIROPALI PRET STUDENTEN E XHUBLETËS NË ZYRËN E SAJ
Artikulli tjetër8 VATRA AKTIVE ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN, MINISTRIA E MBROJTJES: NUK PARAQESIN RREZIK