AMULI SQARON LËVIZJET E BORDIT, NIKA ME PRETENDIME PËR PANKINEN. Star Sport këtë të hënë i ka kushtuar një një hapësirë të konsiderueshme zhvillimeve tek Vllaznia, ku i ftuar ka qenë kryetari i bordit Xhevdet Amuli i cili ka folur për lëvizjet e fundit tek stafit teknik.

Sipas tij, moment i shkarkimit të Rainerit kishte ardhur prej shumë kohësh. Ndërkohë ish-trajner i Vllaznisë U-19, Samuel Nikaj ka folur sërish haptazi për pretendimet që ai ka patur për të marrë drejtimin e ekipit të parë. Në pjesën e dytë, Star Sport është ndalur tek ekipi i Vllaznisë në minifutboll. I ftuar ka qenë trajneri i ekipit, Ardit Behari si dhe kapiteni Zamir Lumani. Të dy kanë theksuar ekipi është duke u vetëfinancuar nga lojtarët. Kërkesa kryesorë të tyre ishte ajo e mbështetjes financiare sidomos në qofëtse skuadra kalon në zonën play-off si dhe krijimi i hapësirave të duhura për të zhvilluar stërvite në parketin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”.

STAR PLUS TV

[iframe width=”100%” height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/R6_8TWa18qQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]

Artikulli paraprakPLAGOSET 16 VJEÇARI, NË GJENDJE TË RËNDË PËR JETËN
Artikulli tjetërPREZANTOHET UDHËRRËFYESI I BE ME 9 FUSHA PRIORITARE