Bashkëpunimi i radhës në skenën muzikore është sjellë nga dy këngëtarë të njohur, që njëherësh janë edhe kushërinj mes vete. Eneda Tarifa dhe Jon Tarifa tashmë kanë sjellë këngën më të re të titulluar “Together”, bashkë me videoklip.

Ky vit ka sjellë një bashkëpunim në skenën muzikore. Mes tjerash, të dy këngëtarët janë kushërinj dhe, duket se ka ardhur momenti i duhur për një duet së bashku. Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare Eneda Tarifa dhe djalin e xhaxhait të saj, Jon Tarifa, një këngëtar i suksesshëm në Holandë. “Together” titullohet kënga e cila është lansuar me videoklip. Teksti i këngës është shkruar nga vetë Jon Tarifa, në bashkëpunim me kolegët e tij, në Holandë ku ai jeton, ndërkohë që vazhdon punën si artist. Kënga është në gjuhën angleze. Ndërkohë, për këngëtaren Eneda Tarifa, është bashkëpunimi i parë në skenën muzikore. Në anën tjetër, Joni Tarifa kohë më parë erdhi për publikun shqiptar me një bashkëpunim tjetër me këngëtaren kosovare Vesa Luma, me këngën “Superstitious”, transmeton koha.net. Jon Tarifa këngëtari me origjinë shqiptare, është një ndër emrat më të suksesshëm në Holandë dhe jo vetëm. Këngët e tij deri më tani janë radhitur në top lista në vende të ndryshme të botës. Joni ka deklaruar se zakonisht frymëzohet nga përditshmëria dhe përjetimet personale. “Çdo këngë që shkruaj, frymëzohet nga një ndjenjë e veçantë, gjendje shpirtërore dhe ndjenjë emocionale e veçantë”, është shprehur ai. Duke pasur karrierë të suksesshme në Holandë, Joni gjithmonë deklaron se është nga Shqipëria. “Jam krenar që jam shqiptar”, është shprehja e zakonshme e Jon Tarifës nëpër intervista. Ndryshe, këngëtarja e pëlqyer Eneda Tarifa, përveç këtij angazhimi, është duke punuar për xhirimet e klipit të këngës së saj të fundit “Kom Ala”, që me sa duket do vijë njëkohësisht me bashkëpunimin me Jon Tarifën.

[iframe width=”100%” height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/YT3NWdWQpxk?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMË NE FUND SHPATI KA NJË TJETËR TË DASHUR
Artikulli tjetërDAJÇ DHE ANA E MALIT, QYTETARËT NË RADHË