TË FTUARIT DISKUTOJNË DHE PËR VLLAZNINË, KEMI DETYRIME MORALE. Star Sport këtë të hënë është ndalur tek suksesi i përfaqësueses shqiptare ku fitoi me përmbysje ndeshjen ndaj Armenisë me rezultatin 2-1.

I ftuar në studio ka qenë ish-portieri i kombëtares, Avenir Dani si dhe futbollisti Gilman Lika që ka qenë pjesë e përfaqësueses e mund ti bashkohet sërish në të ardhmen. Dani ka qenë disi më i qetë në prononcimin tij duke mos u treguar euforik teksa e shikon si të vështira ndeshjet e ardhshme. Ndërsa Lika beson se Shqipëria ka shanse më shumë se kurrë për të synuar europianin. Ndër të tjera të ftuarit kanë diskutuar dhe për gjendjen e Vllaznisë ku kërkohet maksimumi në ndeshjet e ardhshme. Trajneri Dani ka theksuar se stafi teknik nuk është pa objektiva, pasi ka një përgjegjësi morale për të gjtihë tifozët. Objektiv mbetet respektimi i kampionatit si dhe ngjitja e vendeve të klasifikimti të përgjithshëm.

Artikulli paraprakEDUKIMI NË VAZHDIM, FARMACISTËT NUK RREZIKOHEN
Artikulli tjetërFRROKU NUK KAM QËNË NË BELGJIKË NË KOHËN E NGJARJES