22 ukrainas mes të cilëve 3 fëmijë, kanë humbur jetën nga një sulm ajror në Sumy.

Guvernatori rajonal i Sumy, Dmytro Zhyvytskyi thotë se Rusia bombardoi një zonë banimi në veri-lindje të qytetit gjatë natës, duke e përshkruar incidentin si “vrasje masive”.

“Tre bomba në një mbrëmje… Ishte një natë e tmerrshme.”, tha ai.

Nëntë persona në një shtëpi u vranë. Gjashtë shtëpi u shkatërruan plotësisht dhe rreth 20 të tjera u shkatërruan pjesërisht.

Siç kemi raportuar, rreth 5,000 njerëz janë evakuuar nga Sumy, pasi Rusia ra dakord të ndalonte bombardimet e saj ndaj qytetit duke lejuar hapjen e një korridori humanitar.

Artikulli paraprakLETRA EMOCIONUESE E ZONJËS SË PARË TË UKRAINËS: PUTIN KËRCËNON TË NISË NJË LUFTË BËRTHAMORE, ASKUSH S’ËSHTË I SIGURT
Artikulli tjetërMESDITA DO TË SJELLË RRITJE TË TEMPERATURAVE…PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT