Sulm i dyfishtë në Irak, raportohen 50 viktima

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën nga dy sulme, që tronditën Irakun Jugor, ditën e sotme. Sulmi i parë ka ndodhur në një restorant në rrugën pranë Nasiriyah, kryeqyteti i provincës Dhiqar, ku persona të armatosur kanë hapur zjarr duke lënë shumë të vdekur, tha një zëdhënës i ministrisë së Brendshme në Irak, raporton BBC. Vetëm pak minuta më pas, një bombë makinë ka shpërthyer në një pikë kontrolli, në zonën afër sulmit të parë. Nga të dhënat paraprake, mësohet se mes viktimave janë të paktën dhe katër iranianë.

Artikulli paraprakDY TË ARRESTUAR PËR FALSIFIKIM TË PASAPORTAVE E VIZAVE
Artikulli tjetërPEZULLOHET GARDIANI ZVICERAN, PËRGJEGJËS PËR ARRATISJEN E SHQIPTARIT TË DËNUAR PËRJETË