Sulm i përgjakshëm në një supermarket në Hamburg

Një person është vrarë dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi të përgjakshëm me thikë në një supermarket në Hamburg të Gjermanisë sipas policisë lokale, shkruan “Bild”. I dyshuari si autor është arrestuar, megjithatë, zyrtarët kanë refuzuar të komentojnë mbi një motiv të mundshëm. “Ne nuk kemi informacion të qartë për motivin apo numrin e të plagosurve“, tha policia në një postim në Twitter. Sulmi ndodhi në mes të Fuhlsbüttler dhe Hermann Kauffmann në rrethin e Barmbek, Hamburg pas orës 3 me orën lokale të premten, raporton BILD. Policia e armatosur ka ngritur një kordon sigurie dhe i kërkoi publikut që të shmangë zonën për shkak të devijimit të trafikut.

Artikulli paraprakJETONIN BASHKË NË NJË SHTËPI, PËRLESHEN ME NJËRI-TJETRIN DY TË RINJ
Artikulli tjetërNJË SHQIPTAR PJESË E GRUPIT QË VIDHTE MAKINA LUKSOZE