Një sulm kamikaz ka tronditur qetësinë e Bagdadit duke marrë mbi 32 jetë njerëzish e duke plagosur mbi 60 të tjerë.

Shënjestra ishte një treg tejet i frekuentuar nga shiitët në veri të kryeqytetit irakian. Kjo është koha kur shumë pelegrinë shiitë po marrin pjesë në ritualet përkujtimore të vrasjes së nipit të Profetit Muhamed, Huseinit në shekullin e 17. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e ngjarjes, por episodë të ngjashme dhune në të kaluarën janë trajtuar si vepër e militanteve të Shtetit Islamik. Raportet në media tregojnë se një kamikaz ka shpërthyer brezin me eksploziv që mbante në trup kur i është afruar një tendë me pelegrinë në kohën e drekës. ISIS-i e ka ripërtërirë ketë vit fushatën e bombardimeve në Bagdad duke vrarë me qindra vetë. Veprimet e Shtetit Islamik shihen si përgjigje ndaj faktit që grupi ekstremist ka humbur kohët e fundit një pjesë të territoreve të pushtuara prej tij në Irak.

Artikulli paraprakBARCELONA MPOSHT 4-0 LA CORUNA-N, MESSI RIKTHEHET ME GOL
Artikulli tjetërINSTAGRAM VJEN PËR PC DHE TABLETËT E WINDOWS 10