Një sulm me armë ka ndodhur mbrëmë në Lilë të Francës.

“RT” raporton se të paktën tre persona, përfshirë edhe një të mitur, kanë mbetur të plagosur pasi një person i armatosur ka hapur zjarr në një stacion metroje në qytetin francez të Lilës. Media lokale “La Voix du Nord” tha se janë dëgjuar të paktën pesë të shtëna me armë. Motivi i sulmit është ende i paqrtë dhe frika se mund të jetë sulm terrorist është e lartë, sipas medias. Autori i sulmit raportohet se është larguar nga vendngjarja. Ambulanca dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje ku edhe kanë bllokuar zonën. 

Artikulli paraprakVUÇIQ: SERBIA, KURRË NË NATO
Artikulli tjetërTË PAKTËN 12 TË VDEKUR PAS MBYTJES SË NJË ANIJEJE NË DETIN EGJE