Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë në Stamboll. Mediat turke raportojnë se dy persona të armatosur dhe me motor qëlluan në drejtim të një kafenejë.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore. Ngjarja ndodhi në lagjen Fatih Rreshter Omar në Stamboll. Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk dihet nëse sulmi është me karakter terrorist. Policia po punon për të zbardhur këtë ngjarje dhe kapjen e autorëve.