Sulm me armë në një resort, një i vdekur dhe katër të plagosur
Një person i armatosur me armë ka hapur zjarr në një resort në plazhin e Bodrumit, mbrëmjen e kaluar. Ngjarja ka ndodhur në një club në resortin “Sess Beach”, ku po pushonin rreth 400 persona. Nga sulmi me armë ka mbetur një i vdekur dhe katër të plagosur. Viktima është një i ri 18 vjeçar i cili punonte në resort. Menjëherë 18 vjeçari është transportuar për në spital, por nga plagët e shumta nuk ka mundur të shpëtojë. Sipas dëshmitarëve në resort, autori sapo ka hyrë në ambientet e resortit ka pyetur ku ndodhet clubi “Sess Beach”, raporton e përditshmja Hurriyet në Turqi. Sapo ka hyrë në club ai ka qëlluar me pistoletë dhe më pas është larguar. Policia po heton për ngjarjen dhe po punon për identifikimin e autorit si edhe për zbardhjen e ngjarjes pasi nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për sulm terrorist.