Një sulm me bombë në autobusin e ushtrisë siriane ka lënë të vrarë 14 persona. Sulmi ndodhi në kryeqytetin e Sirisë, Damask . Sipas mediave vendase dyshohet se në autobus ishin vendosur dy bomba, ndërsa shpërthyen gjatë momentit kur mjeti ishte në ecje, pikërisht në urën Jisr al-Rais.

Pavarësisht faktit se Siria është në luftë civile, sulme të tilla në Damask janë shumë të rralla. Ndërkohë, pas shpërthimit të autobusin, një tjetër sulm nga ushtria siriane u regjistrua, ku për pasojë mbetën të vrarë 10 persona në veriperëndim të Damaskut.

Lufta në Siri ka lënë se paku 350,000 njerëz të vrarë, ndërsa gjysma e popullsisë ka braktisur shtëpitë. Rreth 6 milionë siranë janë larguar jashtë vendit.

Artikulli paraprakNIKOLLA VIZITË ZYRTARE NË GREQI, TAKON HOMOLOGUN E SAJ, ÇFARË U DISKUTUA ?
Artikulli tjetërPASDITJA SJELL SHPESHTIM TË VRANËSIRAVE, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT