Sulm me bombë në Pallatin e Drejtësisë, 25 të vdekur

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me bombë në Damask të Sirisë. Sulmi ka ndodhur sot në Pallatin e Drejtësisë, njoftojmë mediat shtetërore. Sulmi ndodhi në gjashtë vjetorin e fillimit të kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Assad. Ky shpërthim pason atë që ndodhi të shtunën ku rretg 40 persona mbetën të vrarë. Ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit. Ajo që filloi si kryengritja e pranverës arabë sot ka tërhequr vëmendjen e fuqive botërore. Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se më shumë se 320 mijë njerëz janë vrarë dhe mbi 11 milionë janë janë zhvendosur nga vendbanimet.

Artikulli paraprakNAFTA E BALLSHIT ZAPTON TREGUN PROBLEM ÇMIMI E CILËSIA
Artikulli tjetërLU PËR XHAFAJN: LUFTA NDAJ NARKOTIKËVE DO ENERGJI TË REJA