Një makinë bombë ka shpërthyer afër një stacioni policor në rajonin kufitar në juglindje të Turqisë duke shkaktuar gjashtë të vdekur dhe 7 persona të tjerë të plagosur.

Mësohet se shpërthimi goditi stacionin e xhandarmërisë në Durak, 20 km nga qyteti Semdinli, në një pjesë malore të provincës Hakkari afër kufirit me Irakun dhe Iranin, ku militantët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) janë aktivë. Sipas agjensisë së lajmeve Dogan, shpërthimi ka ndodhur gjatë kontrollëve të makinave para stacionit policor. Mendohet se sulmi është planifikuar nga PPK, e cila cilësohet si një oragnizatë terroriste nga Turqia.

Artikulli paraprakBASHA MESAZH NGUSHËLLUES PËR FAMILJEN E BAKALLIT
Artikulli tjetërARRESTOHET 27 VJEÇARJA NË SHKODËR, VODHI 1600 LEKË