Sulm me furgon e armë në Nju Jork,6 viktima, 5 plagosen
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën e pesë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri dhe një sulmi me kamion pranë pranë rrugëve “Chambers” dhe “Houston” në Nju Jork, të regjistruar rreth orës 15:20 me atë lokale. Sipas dëshmitarëve makina u sul në një rrugë biçikletash dhe goditi këmbësorët dhe çiklistët dhe më pas ka dalë nga makina e ka filluar të qëllojë me dy pistoleta. “Një njeri doli nga një makinë, kishte dy pistoleta dhe njerëzit filluan të vrapojnë “, tha një dëshmitar. “Kam dëgjuar të paktën 15 të shtëna”, tha një tjetër. Një numër i madh policish kanë shkuar në zonë , ndërsa raportohet se është arrestuar personi i dyshuar përgjegjës për sulmin. Fillimisht ai u plagos në këmbë nga policia, sipas të cilëve nëse nuk do të ishte qëlluar ai nuk do të kishte ndaluar vrasjet. Policia nuk përjashton mundësinë e një sulmi terrorist. Sipas dëshmitarëve Ora 21:48 Dëshmitarët rrëfejnë momentin e sulmi “Një njeri doli nga një makinë, kishte dy pistoleta dhe njerëzit filluan të vrapojnë “, tha një dëshmitar. “Kam dëgjuar të paktën 15 të shtëna”, tha një tjetër.