Belgjika është tronditur sërish nga një incident, i cili u neutralizua shpejt nga forcat e policisë.
Një grua u qëllua nga oficerët pasi me një hanxhar në duar goditi 3 persona që ndodheshin në një autobus në periferi të Brukselit. Dy nga të lënduarit raportohen se janë në gjendje të rëndë, po ashtu edhe agresorja u transportua drejt spitalit nga plagët e marra. Policia urdhëroi arrestimin e menjëhershëm të gruas. Pista e terrorizmit u përjashtua. Autoritetet besojnë se sulmi ishte i motivuar politikisht dhe se agresorja kishte probleme mendore. Hetimin e mori përsipër Zyra e Prokurorisë së Belgjikës dhe jo byroja e ngritur për antiterrorizmin. Vendi ka qenë në alarm të lartë që prej sulmeve në aeroport në muajin mars. Po ashtu, Belgjika ishte kthyer në folenë e terroristëve, të cilët kryen sulmet e nëntorit në Francë.