Të paktën 17 persona kanë mbetur të plagosur rëndë, pas një sulmi të tmerrshëm me molotov në një tren pasagjerësh në Hong Kong këtë të premte.

Imazhet e publikuara në internet tregojnë për disa të lënduar, të cilët po trajtohen për djegie të rënda, ashtu sikurse edhe një burrë të shtirë përtokë ndërkohë që këmba i është përfshirë nga flakët.Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një orari me fluks të madh udhëtarësh në stacionin Tsim Sha Tsui. Në vendngjarje shkuan forca të shumta të Antiterrorit, megjithatë ende nuk ka një version zyrtar mbi këtë sulm.Disa prej mediave në Hong Kong thanë se një person kishte tentuar t’i vinte flakën vetes, ndërsa media të tjera shkruajtën se ai kishte kërcënuar se do të digjte pasagjerët e tjerë, përpara se të lëshonte një koktej molotovi në drejtim të tyre.Ky version u mbështet edhe nga dëshmiratë, të cilët thanë se i dyshuari kishte thërritur “do t’ju djeg për vdekje” përpara se të hidhte shishen në drejtim të tyre.

Artikulli paraprakRASTI HARADINAJ MUND TË SHTYHET PËRTEJ 2 MARSIT
Artikulli tjetërIRANI PËRKUJTOI REVOLUCIONIN ISLAMIK