Sërish lajme jo të të mira nga Gjermania.
Një person ka goditur me sëpatë tre persona në Reutlingen, ndërsa si pasojë, një person ka humbur jetën ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Viktima është një femër ndërsa akoma nuk dihet identiteti i plotë. Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa mësohet se ka arrestuar autorin e ngjarjes. Sipas të dhënave të para të policisë, sulmuesi është një azilkërkues nga Siria. Një ditë më parë, një tjetër ngjarje tronditi Gjermaninë, ku një person qëlloi me armë në një qendër tregtare, ku humbën jetën disa persona, mes tyre 3 shqiptarë.
/ Star Plus TV /