Një person mbeti i plagosur rëndë këtë të premte në Bruksel, pasi sulmoi me thikë dy ushtarë.
Një nga ushtarët mbeti i plagosur në krah, ndërsa tjetri hapi zjarr mbi agresorin. Mediat belge shkruajnë se autori i sulmit është një shtetas somalez rreth të 30-ave.
Policia njoftoi se ai nuk është i njohur për terrorizëm, por sipas dëshmitarëve mësohet se ai ka thirrur ‘Allahu Ekber’ në momentin kur sulmoi ushtarë. Belgjika është bërë shpesh shënjestër e sulmeve terroriste dhe njihet si strehë për rritjen e xhihadistëve.
Celula terroriste që shkaktoi sulmet në Paris dhe në aeroportin Zaventem në Bruksel, ishte formuar në lagjen Molenbek, në kryeqytetin belg.