Tre persona janë vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në qytetin perëndimor gjerman të Solingenit, thotë policia. Pesë prej të plagosurve thuhet se janë në gjendje të rëndë.
Sulmi ndodhi gjatë një festivali në qendër të qytetit të premten në mbrëmje. Mësohet se sulmuesi është ende i lirë. Media gjermane Bild thotë se një burrë goditi rastësisht kalimtarët. Ndërkohë një operacion i madh po zhvillohet për arrestimin e tij.
Qyteti industrial po festonte 650 vjetorin e themelimit. Policia gjermane konfirmoi sulmin, duke hipotezuar se nuk ishte një sulm i një personi me probleme mendore, por një sulm me gjasë terrorist.
Autoritetet e qytetit u kërkuan njerëzve të largoheshin nga zona e tregut Fronhof, pasi policia vendosi kordonë sigurie, pas sulmit rreth orës 22:00 me orën lokale. Ekipet e emergjencës në vendngjarje u panë duke trajtuar të plagosurit.
Policia vendosi më vonë 40 automjete taktike në ndjekjen e të dyshuarit për sulmin me thikë, sipas Bild. Automjetet komandohen nga oficerët e Forcave Speciale. Rrugët janë bllokuar dhe banorëve u kërkua të qëndrojnë brenda, ndërsa oficerët kryejnë kontrollin e tyre.
Sulmuesi dyshohet të ketë goditur viktimat me thikë në qafë, raportojnë mediat gjermane. Zëdhënësi i policisë Aleksandër Kresta u citua nga mediat gjermane të ketë thënë se “momentalisht po supozojmë se ishte një person” pasi biseduam me shumë dëshmitarë okularë.
Policia tha gjithashtu se ata “nuk kanë të dhëna për vendndodhjen e tij”, as detaje rreth pamjes së tij. Solingen – një qytet në North Rheinland-Westphalia i famshëm për industrinë e tij të çelikut – ka rreth 160,000 banorë. Shtrihet rreth 15 milje (25 km) në lindje të Düsseldorf dhe në veri-lindje të Këlnit.