Një tjetër sulm ka ndodhur sot në Oslo të Norvegjisë dhe për pasojë katër persona mbetën të plagosur lehtë brenda një shkolle.Sipas mediave të huaja, agresori ka qenë një nxënës i kësaj shkolle i cili ka qëlluar me thikë mësuesin dhe tre anëtarë të stafit të shkollës.

Autoritetet pohuan se nxënësi është arrestuar menjëherë pas aktit në ambientet e shkollës, ndërsa hetimet vijojnë deri në zbardhjen e rrethanave.

“Është një djalë shumë i ri i cili është arrestuar. Nuk mund të themi asgjë më shumë. Ai u arrestua brenda shkollës”-thanë autoritetet.

Artikulli paraprakZGJEDHJET LOKALE, ZBARDHET AXHENDA E OSBE/ODIHR NË TIRANË
Artikulli tjetërZYRTARE, KUKËSI SHKARKON ARMANDO CUNGUN!