Sulm ndaj baronit të drogës në kishë, vdesin 50 njerëz
Më shumë se 50 njerëz kanë mbetur të vrarë nga persona të armatosur që hapën zjarr mbi një kishë katolike në shtetin nigerian të Anambra. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se sulmuesit, të cilët kishin mbuluar fytyrat e tyre, hynë në Kishën e Shën Filipit, identifikuan një person, duke e vrarë atë. Pastaj ata filluan të qëllojnë ndaj besimtarëve të tjerë ku ishin të pranishëm mbi 100 persona, e duke vrarë gjysmën e tyre. Disa të tjerë mbetën të plagosur. Sipas shtypit lokal, sulmuesit u përpoqën për të gjetur një baron lokal të drogës, i cili u kërkua fillimisht në shtëpinë e tij, por pa sukses. Atyre ju thanë se njeriu ishte në kishë. Pasi arritën në vendin e kultit, sulmuesit nisën sulmin e armatosur, duke qëlluar edhe besimtarët. Guvernatori i Anambra, Willie Obiano, vizitoi vendin e sulmit.