Një person plagosi të martën në mesditë me “armë të bardhë” dy kalimtarë në qendër të Marsejës, para se të vritej nga forcat e policisë me armë zjarri, njoftojnë burimet policore.

“Situata është duke u shqyrtuar nga seksioni kundërterrorizmit të prokurorisë së Parisit, në bashkëpunim me prokurorinë e Marsejës”, njoftoi prokuroria e Parisit, shkruan atsh. Agresori, i lindur në vitin 1983, nuk njihet nga shërbimet policore, sipas të njëjtave burime.

Kur forcat e policisë mbërritën në vendngjarje, agresori nxori një armë zjarri dhe policët më pas qëlluan drejt tij. Agresori, i plagosur rëndë, vdiq disa çaste më pas. Po ashtu, një persona i tretë u plagos në këmbë për shkak të rikoshetës së plumbave.

Artikulli paraprakRËNIA E LINDJEVE NË 2018, JA PESË QARQET MË TË PREKURA
Artikulli tjetërSI ARRITËM NË KËTO KUSHTE METEOROLOGJIKE?