Sulm terroris në Kanada, kalimtarët goditen nga një kamion me flamur të ISIS .Arrestohet autori

5 persona janë plagosur në dy akte terroriste në Kanada. Autoritetet bëjnë me dije se një kamion me flamur të ISIS ka goditur me shumë shpejtësi disa kalimtarë në Edmonton. Autori I sulmit është arrestuar nga policia. Një person ka përplasur qëllimisht me kamion disa persona, mes të cilëve dhe një agjent policie, në Edmonton në Kanada. Sipas autoriteteve nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur 5 persona. Autori, I cili ka sulmuar me thikë dhe një agjent, është arrestuar. Policia kanadaze e konsideron ngjarjen akt terrorist. Sipas rindërtimit të atentatit, sulmi është zhvilluar në dy momente: në fillim ndaj një agjenti policie jashtë një stadium futbolli. Më pas me kamion të marrë me qira ka shtypur disa kalimtarë. Fatmirësisht asnjë nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën. “Theksojmë se këto incidente po hetohen si akte terrorizmi”, tha policia e Edmonton që po punon për ngjarjen me agjencitë e tjera të sigurisë së Kanadasë. Në kamionin e përdorur për sulmin është gjetur edhe një flamur I ISIS. Këtë e konfirmoi kreu I policisë që citohet nga mediat ndërkombëtare. “Besojmë se autori ka vepruar I vetëm”, thonë zyrtarët. Idenditeti I agresorit nuk është bërë I ditur për arsye hetimore.

Artikulli paraprakINFORMALITETI,NESËR FILLON AKSIONI AHMETAJ MBLEDH ADMINISTRATËN
Artikulli tjetër“VJESHTA” ANTIKRIM, NË SHËNJESTËR PASURIA MBI 50 MLN EURO