Rikthehet në Francë frika e sulmeve terroriste .
Vetëm pak minuta pas shpërthimit të një zarfi bombë të shtëna me armë janë dëgjuar në një shkollë në Grasse, ku sipas policisë kanë mbetur të plagosur 8 persona fatmiresisht jashte rrezikut per jeten. Autoritetet bëjnë me dije se kanë njoftuar që të gjithë banorët të qendrojnë në shtëpi. Sipas mediave nje person i armatosur ka hapur zjarr. Mediat raportojnë se i dyshuari është arrestuar ndërsa dyshohet se një tjetër është në arrati. I arrestuari është një 17 vjeçar i cili sipas mediave i armatosur hyri në shkollë dhe nisi të qëllonte ndaj drejtorit. Forca të shumta të policisë përfshirë edhe ata të antiterrorizmit ndodhen në vendngjarje.Autoritetet po tregohen të kujdesshëm për të raportuar nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist. Pak minuta pas të shtënave një tjerë shpërthim trondit Parisin pasi një zarfë bombë shpërtheu në ndërtesën e FMN pak km larg Harkut të Triumfit. Franca ndodhet në një nivel të lartë të gjendjes së emergjencës pasi vetëm një vit më parë disa sulme terroriste kanë tronditur vendin duke vrarë me qindra jetë njerëzish të pafajshme.