Sulm terrorist në Turqi, 2 të vrarë dhe 16 të plagosur
Dy persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur nga një sulm terrorist në qytetin Adana në Turqi. Mediat vendase raportojnë se shpërthimi ka ndodhur në një mjet në parkingun e prefekturës të qytetit Adana. “Rreth orës 08.05 (me orën lokale) është shpërthyer një automjet në hyrje të prefekturës. Parashikohet se ngjarja është kryer nga një grua” ka deklaruar ndër të tjera prefekti Mahmut Demirtaş Sipas informacioneve të marra mësohet në vendngjarje janë dërguar ambulanca të shumta dhe zjarrëfikëse. Si pasojë e shpërthimit janë dëmatuar edhe mjete të tjerë si dhe ka pësuar dëme edhe ndërtesa e prefekturës.