Afghanistan – Sulm vetëvrasës në një xhami, 27 të vdekur, 35 të plagosur

Një sulmues vetëvrasës ka vrarë të paktën 27 persona në një xhami shiite në kryeqytetin afgan Kabul. Policia vendase gjithashtu tha se të paktën 35 persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi në xhaminë Baqir ul Olum në perëndim të qytetit. Sulmi ndodhi në një kohë kur besimtarët ishin mbledhur në një ceremoni fetare. Ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij sulmi, por shiitët afganistanë janë përballur me një seri sulmesh muajt e fundit, të cilat pretentohen se janë marrë përsipër nga Shteti Islamik.

Artikulli paraprakPERJASHTOHET PER 5 DITE NGA BYROJA E KUVENDIT TE SHQIPERISE,DEPUTETI EDI PALOKA
Artikulli tjetërMOZAIKU I NENE TEREZES NE MUZEUN E KOSOVES ,PER GUINNES