Sulmet ajrore amerikane vrasin 62 ushtarë sirianë

Forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA kanë bombarduar forcat siriane qeveritare pranë qytetit lindir Deir ez Zor, duke vrarë 62 ushtarë. Ndërkohë mbetën të plagosur edhe 100 trupa nga koalicioni, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, duke cituar informacionin e marrë nga Komanda e Përgjithshme e Sirisë. Sipas një njoftimi për shtyp të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, aviacioni i koalicionit ka kryer misione luftarake në Dier ez-Zor të shtunën. Ministria ruse e Mbrojtjes tha të shtunën se avioni i cili kryen shpërthimet kishin hyrë në hapësirën ajrore siriane nga territori i Irakut.

Artikulli paraprakURDHERI I MJEKEVE:JO ARRESTIME PA U PROVUAR FAJESIA E MJEKEVE
Artikulli tjetërRADARET E USHTRISE DHE TE RINASIT NUK JANE NDEZUR