Shteti Islamik ka publikuar një video ku shfaqen 9 terroristët e sulmeve të Parisit, të cilët u morën jetën e 130 personave më 13 nëntor të vitit që  lamë pas.

Ekstremistët shfaqen duke dhënë deklaratat e fundit para kryerjes së sulmeve, me mesazhe të ashpra e denigruese kundër Perëndimit, dhe në fund video mbyllet me një kërcënim ndaj Britanisë së Madhe. Në një reagim nga Neë Delhi, presidenti François Hollande tha se Franca nuk do të stepet nga asnjë kërcënim terrorist dhe se do të vijojë të mbrojë vlerat mbi të cilat qëndron shteti, si liria dhe demokracia. Video u publikua në kanalin zyrtar të Shtetit Islamik dhe sipas Global Partners, i cili monitoron mediat sociale të militantëve, video plotëson të gjitha kriteret e duhura të një njoftimi autentik dhe zyrtar të Shtetit Islamik. Sulmuesit, të veshur me uniforma, shfaqen në një vend të shkretë dhe disa prej tyre duke prerë koka pengjesh, një taktikë e përdorur shpesh nga Shteti Islamik. Noms de Guerre ka identifikuar kombësitë e sulmuesve në video: tre janë francezë, katër belgë dhe dy irakianë. Natën e 13 nëntorit të 2015, nëntë burra, të ndarë në tre grupe, sulmuan stadiumin Stat de France, kafene, restorante dhe një prej sallave të teatrit Bataklan. Salah Abdeslam, i vetmi i mbetur i gjallë, ndodhet në kërkim ndërkombëtar.

Artikulli paraprak11 SPITALE RAJONALE DHE 3 POLIKLINIKA ME KABINET KARDIOLOGJIE
Artikulli tjetërFRANCË, FAMILJA PËRLESHET ME REFUGJATËT E REVOLTUAR