Në konferencën ‘Sfidat e Sigurisë Kibernetike në Shqipëri’, ministri i brendshëm Bledi Çuçi u shpreh se vendi ynë ka nxjerrë mësim pas sulmeve kibernetike.

Ministri u shpreh se Policia e Shtetit duhet të jetë e mobilizuar për t’iu përgjigjur sfidave që po sjellë kjo epokë e re.

“Kjo është në vetvete një sfidë e vazhdueshme me modernitetin, sfidë me të cilën do duhet të përballemi. Njësoj siç kemi rendur vazhdimisht për t’i bërë sistemet tona me eficente për t’u kursyer kohën qytetareve, kemi barrën e madhe të ngremë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të garantuar të dhënat.

Për t’i shërbyer sa më mirë qytetarëve, por edhe për të ndihmuar institucione të tjera në vend si ato të drejtësisë, Policia e Shtetit ka ardhur vazhdimisht duke u modernizuar përmes adaptimit të teknologjisë dhe sistemeve inovative dhe duke qenë të bindur se vende të vogla si Shqipëria mund të bëjnë kapërcime epokale vetëm përmes shfrytëzimit të avantazheve që krijon teknologjia”, tha ai

Artikulli paraprakMURIQAN, PO TRANSPORTONTE 48 MIJË EURO TË FSHEHURA NË AUTOBUS, PROCEDOHET PENALISHT 35-VJEÇARI
Artikulli tjetërSULMET KIBERNETIKE, KIM: 50 MILIONË DOLLARË PËR SHQIPËRINË