Në konferencën për sfidat e sigurisë kibernetike, ambasadorja amerikane Yuri Kim u ndal tek ndihma që Shtetet e Bashkuara i ofruan qeverisë shqiptare për të reaguar bashkarisht ndaj sulmit të Iranit.
“SHBA kanë punuar përkrah Shqipërisë së bashku me aleatët tanë duke reaguar ndaj Iranit. Është e qartë që Shqipëria dhe SHBA duhet të identifikojnë mbrojtjen e përbashkët.Janë plot 50 milionë dollarë në mbështetje të mbrotjes ndaj sulmeve kibernetike për Shqipërinë. Ky është vetëm fillimi i asistencës dhe nuk është plotësia e saj.
Që në 2017-ën kemi nisur ndihmën me sektorin e energjisë. Po punojmë edhe me sektorin privat.
Ne s’mund të bëjmë mbrojtjen tuaj, por jemi pranë jush për t’ju ndihmuar”, u shpreh ndër të tjera ambasadorja amerikane në Tiranë.