Presidenti i Republikës Bajram Begaj do të mbledhë nesër Këshillin e Sigurimit Kombëtare mbi çështjet për sulmet kibernetike. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë do të marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ministri i Mbrojtjes Niko Pelesh, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi etj.

Po çfarë është Këshilli i Sigurisë Kombëtare
Ligji për Drejtimin e Forcave të Armatosura përcakton se “Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor, i cili mbështet Presidentin e Republikës në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive kushtetuese e ligjore”. Këshilli i sigurisë nuk merr vendime, por ndihmon Presidentin në detyrat e tij kushtetuese.

Cilët janë anëtarët e Këshillit?
Këshilli i Sigurisë përbëhet nga 14 anëtarë dhe kryesohet nga Presidenti i Republikës. Anëtarët e tjerë të tij janë kryetari i Kuvendit, kryeministri, 7 ministra—i mbrojtjes, drejtësisë, punëve të brendshme, financave, transportit, punëve të jashtme dhe energjisë. Anëtarë e tjerë janë Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Ligji i jep të drejtën Presidentit të “ftojë pjesëmarrës të tjerë” në mbledhjet e Këshillit, por që nuk gëzojnë të drejtat e anëtarëve.

Artikulli paraprakKËRCËNOJNË SËRISH HAKERAT, PUBLIKOJNË LISTËN E PRETENDUAR TË POLICËVE
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 10 TETOR 2022, ÇFARË SHKRUAJNË GAZETAT SOT