78 106 101 32 112 111 108 105 99 32 100 117 107 101 32 104 97 112 117 114 32 100 101 114 101 110 32 112 101 114 32 107 111 114 114 105 101 114 105 110 32 113 101 32 116 114 97 110 115 112 111 114 116 111 110 32 109 101 32 107 97 114 114 111 99 101 32 100 111 115 106 101 116 32 101 32 112 97 100 105 118 101 32 110 101 32 83 116 114 117 107 116 117 114 101 110 32 101 32 80 111 115 97 99 109 101 32 75 117 110 100 101 114 32 75 111 114 114 117 112 115 105 111 110 105 116 32 100 104 101 32 75 114 105 109 105 116

Deputeti demokrat Dashnor Sula, përmes një reagimi në Facebook është shprehur se sulmet ndaj SPAK duhet të ndalen. Së fundmi ka qenë ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili nuk i ka kursyer kritikat dhe sulmet ndaj SPAK dhe kreut të saj, Altin Dumanit. Deputeti i PD tha se fakti që sulmet ndaj SPAK janë shtuar shumë së fundmi, tregon se drejtësia e re po depërton tek ata që janë konsideruar të paprekshëm. Sula u shpreh se kushdo që mendon se është i pafajshëm dhe s’ka abuzuar me pushtetin duhet të jetë i qetë të përballet me drejtësinë.

Reagimi i plotë:

Sulmet ndaj SPAK duhet të ndalen!
Në 2016, reforma në Drejtësi mori 140 votat e deputetëve. U duartrokit nga të gjithë. Me kalimin e viteve, drejtësia e re ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve.
SPAK dhe GJKKO gëzon për momentin përqindjen më të larte të besueshmërisë nga qytetarët.
Të gjithe jemi të vetëdijshëm se drejtësia e re mund të bëj më mirë. Por që drejtësia të bëj më mirë, duhet të ndalim një orë e më parë sulmet ndaj SPAK dhe drejtuesit të saj. Fakti që sulmet ndaj SPAK janë shtuar shumë së fundmi, tregon se drejtësia e re po depërton tek ata që janë konsideruar të paprekshëm.
Drejtësinë e reformuar ndaj e kërkuam në fakt: të depërtojë tek të “paprekshmit”. Por menjëherë sapo krijohet perceptimi se po kalohen hendeqet, javët e fundit kanë nisur sulme nga të gjitha anët ndaj SPAK. Kjo është e patolerushme. Kushdo që mendon se është i pafajshëm dhe s’ka abuzuar me pushtetin duhet të jetë i qetë të përballet.

Artikulli paraprakPËRPLASJET ME METËN, DORËHIQET NËNKRYETARI I PARTISË SË LIRISË ENDRIT BRAIMLLARI
Artikulli tjetërASAMBLEJA I DHA DRITËN JESHILE DREJT ANËTARËSIMIT, RAMA: HAP HISTORIK, KOSOVËS IU DHA ÇKA I TAKONTE