Mediat belge dhe ato franceze kanë identifikuar se cili është terroristi i tretë i cili mori pjesë në sulmet e 22 marsit në Belgjikë.

Sipas mediave raportohet se personi i tretë që shfaqet në kamerat e sigurisë është Faysal Cheffou i cili është shfaqur në shpërthimet në Bruksel si gazetar. Cheffou është kapur nga kamerat e sigurisë të aeroportit. Është e përditshmja blege Le Soir sipas së cilës, personi me xhaketë të bardhe dhe kapele të zezë është gazetari Faysal Cheffou. Cheffou, është arrestuar të enjten dhe ishte identifikuar falë dëshmisë së një taksisti, i cili të martën kishte shoqëruar grupin terrorist në Zaventem. Lajmi është konfirmuar edhe nga autoritete belge të drejtësisë. Deri tani policia belge ka identifikuar dy kamikazët, vëllezërit El Bakraoui. Sakaq aeroporti i Zaventem, do të qëndrojë i mbyllur deri të martën raportojnë autoritetet aeroportuale. Aeroporti u mbyll menjëherë pas shpërthimit që ndodhi në orën 08.00 të mëngjesit të së martës. Brukseli u godit më 22 mars nga dy sulme terroriste në aeroportin e Zaventemit dhe metronë e Maelbeek, ku 31 persona humbën jetën dhe mbi 300 të tjerë u plagosën.

Artikulli paraprakBASKET VAJZA, VLLAZNIA HUMB 66-87 NDAJ GOGA BASKET
Artikulli tjetërLUHET PJESA E DYTE, AUSTRI – SHQIPERI, 2-1