Sulmet në Bruksel dhe Paris, Mogamed Abrini i dyshuar në të dyja rastet
I dyshuari i sulmeve në aeroportin e Brukselit, Mohamed Abrini ishte vënë nën hetim formal në Francë gjatë sulmeve terroriste në Paris në 2015. Lajmi është dhënë nga avokatët e tij . Ai nuk u morr në pyetje në sallën e gjyqit ku të pranishëm ishin 6 gjyqtarë deklaroi avokati i tij Emmanuel Pierrat. Ky i fundit shtoi se Mohamad Abrini gjendej në Belgjikë në momentin kur ndodhën sulmet në Paris me 13 nëntor të 2015-ës. Avokati ndër të tjera theksoi se fakti që klienti i tij po hetohet si në Belgjikë po ashtu edhe në Francë mund të çojë në komplikacione ligjore. I quajtur “Njeriu në kapele”, Abrini pasi u filmua bashkë me sulmuesit e tjerë në aeroportin e Brukselit marsin e kaluar, iu dorëzua autoriteteve franceze, kështu që ai mund të jetë i dyshuar për sulmet e Parisit, në të cilat 130 persona humbën jetën. Mohamed Abrini ishte fotografuar në një makinë në një pikë karburanti bashkë me të dyshuarin kryesor të sulmit në teatrin bataklan Salah Abdeslam dy ditë para sulmeve në kryeqytetin francez. Shenjat e gishtave dhe ADN-ja e tij u gjetën në dy “shtëpi të sigurta” në Bruksel, si dhe në një makinë të përdorur gjatë sulmeve në Paris. Pas arrestimit, ai pranoi gjithashtu se kishte qenë ai që kishte marrë Salah Abdeslam me makinë pas sulmeve për të udhëtuar më pas drejt Belgjikës. Mohamed Abrini u ekstradua nga belgjik drejt Francës në mënyrë që të hetohet nga autoritet franceze. Mohamed Abrini është njëkohësisht nën hetim edhe në Belgjikë pas ai gjithashtu dyshohet se ka qenë pjesë e sulmeve në aeroportin Zaventem të Brukselit, ku për pasojë së bashku me një tjetër sulm në metro gjetën vdekjen 32 persona. Si atentatet terroriste të Parisit po ashtu edhe ato të Brukselit janë marrë përsipër nga i ashtuquajturi Shteti Islamik.