Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook lidhur me sulmet terroriste të verifikuara këtë mëngjes në Bruksel.
Në profilin e tij, Rama shpreh bindjen se, “bombat që mbjellin vdekje për të pafajshmit në zemrën e Europës do ta ringrenë Europën”. “Europa do të ngrihet për ta fituar në emër të lirisë këtë luftë të re”, është shprehur Rama. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Belgjikën, lidhur me ngjarjet në Bruksel. Ai thotë në mesazhin e tij se ‘terrorizmi nuk ka vend në Europë”. “Në solidaritet të plotë me Belgjikën dhe me të gjithë qytetarët e Brukselit. Terrorizmi nuk ka vend në Evropë. Shqipëria përkrah partnerëve tanë euro-atlantike për të ç’rrënjosur celulat terroriste. Sulmi ndaj Brukselit sulm ndaj gjithë Evropës dhe njerëzimit”, shprehet kreu i Kuvendit. Z. Meta i ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shefja e politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini ka reaguar në lidhje me shpërthimet në Belgjikë. Ajo doli në një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Nasser Judeh në Aman, ku shprehu ngushëllimet për viktimat. Për sulmet në Bruksel, ka reaguar edhe Presidenti rus, Vladimir Putin, duke shprehur ngushëllimet e tij për viktimat. Mesazhi i tij i është drejtuar Mbretit të Belgjikës duke shprehur solidaritetin me popullin vendas. Por, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, hoqi disi “petkun” diplomatik. Maria Zakharova shkruan në Tëitter: “Nëse mbështesni terroristët në një anë të botës, mos prisni që ata të mos shfaqen në anën tjetër”. Ka edhe nga ata që i gëzohen sulmeve në Bruksel. Në rrjetet sociale gëlojnë edhe mesazhet në mbështetje të të arrestuarit për sulmet në Paris. “Shpërthim në Bruksel, është i mrekullueshëm”, shkruan Karim Abdul Salam në llogarinë e tij “Ksalam” në Tëitter. Ndërsa një status tjetër “Gazëat Bruxelles”, që do të thotë “Mësymë në Bruksel”, u bë viral në rrjet duke u shpërndarë dhe komentuar. Në një tjetër status në Tëitter, shkruhet “Brukseli po digjet”.