Hetuesit belg kanë zbuluar planin e fshehtë të terroristëve lidhur me sulmet në Bruksel.

Mediat belge raportojnë se Salah Abdeslam së bashku me terroristët e tjerë planifikonin që të kryenin një sulm të njëjtë si ai në Paris, por se plani nuk iu është realizuar siç duhet. Sipas hetuesve, Salah Abdeslam bashkë me Mohamed Belkaid dhe Amine Choukri do të kryenin sulme me kallashnikovë dhe armë të tjera, kurse pjesa tjetër e grupit do ta hidhte veten në erë. Mirëpo plani nuk iu ka ecur ashtu siç edhe e kishin menduar. Kjo pasi policia belge e arrestoi Abdeslamin dhe Choukrin në Molenbeek, duke mos lejuar që në Bruksel të ndodhte tragjedi e madhe si në Paris.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakNGJARJET NË BRUKSEL, JA PAMJET 3D TË SULMEVE QË SHOKUAN BOTËN
Artikulli tjetër“PRODHIM DHE SHITJE E NARKOTIKËVE”, ARRESTOHET 41-VJEÇARI