Sulmet nga qentë në mes të Shkodrës mbeten një shqetësim i ngritur disa herë nga qytetarët, por që vazhdon të mos trajtohet me seriozitet.

I fundit ishte rasti i një dite më parë, ku një 57 vjeçare mori plagë të lehta teksa përpiqej të largohej nga qentë që e sulmuan. Po çfarë thonë mjekët për raste të ngjashme.

Qeni me kafshimet e tij thonë mjekët mund të shkaktojë plagë të rënda apo ndrydhje të indeve, që shpesh paraqesin edhe rrezik për jetën. Shumë raste të ngjashme janë konstatuar në qytetin e Shkodrës, ndërsa bashkia vijon ti lejojë qentë endacakë të lëvizin të pashqetësuar në rrugë.

Bashkia nga ana tjetër bën me dije se një pjesë e madhe e qenve endacakë janë matrikulluar, por nuk dihet saktësisht sa është numri i kafshëve të pakontrolluara dhe që mund të paraqesin rrezik serioz për kalimtarët.

Artikulli paraprakSTACIONET E AUTOBUSËVE, KIOSKA TË SHËMTUARA
Artikulli tjetërVLLAZNIA, PREZANTOHET ZYRTARISHT ORELESI