Ka shkuar në 35 numri i viktimave nga sulmi terrorist i së martës, në 22 Mars në Bruksel.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e Lajmeve AFP e cila ka njoftuar nëpërmjet tëitterit se është zyrtare që numri i viktimave është rritur në 35. Autoritetet bleke kanë deklaruar se katër persona kanë vdekur në spital në orët e fundit, si rezultat e plagëve të marra nga shpërthimi ne aeroport dhe metro. Nga sulmi terrorist i mëngjesit së 22 marsit mbeten edhe mbi 300 persona të plagosur, ndërsa ngjarja u mor përsipër nga Shteti Islamik. Përgjegjës për sulmet në Bruksel janë 3 persona, dy prej të cilëve hodhën veten në erë, ndërsa një i tretë është identifikuar si  Faycal Cheffou gazetar i pavarur,  i cili ka luajtur një roli kyç në sulmet kamikaze në aeroportin e Brukselit dhe në metro. Arrestimi më i fundit vjen nga Italia, ku policia ka ndaluar një algjerian të shumëkërkuar në Belgjikë, i cili dyshohet se ka falsifikuar dokumentet per autorët e sulmeve në Bruksel dhe në Parsi.

Artikulli paraprakBASHKIA MALËSI E MADHE, NISIN INVESTIMET NË INFRASTRUKTURËN RRUGORE
Artikulli tjetërPËR HERË TË PARË NJË TV SERB, REPORTAZH PËR LUFTËN E KOSOVËS