Niveli i alarmit për sulme terroriste është rritur në Gjenevë, ndërsa autoritetet kanë thënë se janë duke ndjekur disa të dyshuar, si pjesë e hetimit pas sulmeve në Paris. Sipas autoriteteve ka informacione se ata fshihen në qytet, megjithatë ende nuk ka asnjë informacion të verifikuar.
Militantët e Shtetit Islamik kryen sulmet terroriste në 13 nëntor në Paris, duke vrarë 130 persona. Hetimet kanë nisur në disa vende europiane, ndërsa Salah Abdeslam dhe një tjetër i dyshuar është i arratisur. Forca të shumta police janë vendosur tek selia e OKB-së në Gjenevë. Një nga rojet e sigurisë tha për agjenisë e lajmeve Reuters se autoritetet po kërkonin katër djem. Megjithëse masat e sigurisë janë rritur në kufi mes Zvicrës dhe Francës, autoritetet besojnë se ata mund të kenë kaluar pa u vënë re.