Ambasada Shqiptare në Izrael ka shprehur gatishmëri për çdo nevojë të shqiptarëve që jetojnë atje, pas sulmit që iu bë Izraelit nga Irani mbrëmjen e sotme.

Njoftimi i Ambasadës:

Njoftim për qytetarët shqiptarë në Izrael:

Duke marrë parasysh situatën e vështirë të orëve të fundit, në rast nevoje emergjente lutemi kontaktoni në numrat e kontaktit si më poshtë: +972 544806601, +972 549042813, si edhe në adresën e emailit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael: embassy.telaviv@mfa.gov.al

Sugjerohet, që për lehtësi komunikimi të përdoren mesazhat në ËhatsApp apo në telefonat celularë.

Ju lutem, vini re se këta numra kontakti janë në dispozicion vetëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael.

Stafi i ambasadës është në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme.

Faleminderit!

Artikulli paraprakMALI I ZI REFUZON TË ANKOROJË NË PORT ANIJEN ME ARMË PËR IZRAELIN