AVIONËT E IZRAELIT SULMOJNË NJË OBJEKT NE HAMAS.Avionët e Izraelit kanë bombarduar një objekt në Gaza, sulmi i parë që prej shpalljes së armëpushimit në gusht. Sulmi ajror është kryer në një objekt të Hamasit, ndërsa ka ardhur si përgjigje ndaj një rakete lëshuar më herët nga Gaza, -është shprehur ushtria izraelite.

Banorët në zonën Khan Yunis në Gaza thanë se kanë dëgjuar dy shpërthime, raporton agjencia e lajmeve Associated Press. Armëpushimi në gusht i dha fund shtatë javëve të luftimeve, ku mbetën të vrarë më shumë se 2.200 njerëz, shumica palestinezë. Autoritetet thanë se sulmi erdhi si përgjigje ndaj një rakete që ra të premten në Eshkol, në jug të Izraelit. Raketë ra në një fushë të hapur, ndërsa nuk pati asnjë të plagosur apo dëme. Hamasi lëshoi mijëra raketa dhe mortaja drejt Izraelit gjatë konfliktit 50-ditor këtë verë. Izraeli ndërmori një fushatë ajrore të bombardimeve dhe një pushtim tokësor. Tashme duket se situata do te tensionohet serish dhe mund te rikthehen sulmet ne rripin e Gazas. 

Artikulli paraprakNDËRKOMBËTARËT TË BINDUR PËR MARRËVESHJEN
Artikulli tjetërFMN: S’KA MARRËVESHJE ME UKRAINËN PËR NDIHMA