Një udhëheqës i Gardës Revolucionare të Iranit është vrarë gjatë një sulmi izraelit në Siri. Këtë e raportojnë agjencitë iraniane të lajmeve. Sulmi ndodhi në Saydah Zeyneb, pranë kryeqytetit Damask. Viktima është gjenerali Razi Moussavi, një nga këshilltarët më me përvojë të Gardianëve. Ai ishte koordinatori i forcave iraniane të angazhuara në Siri dhe ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Qassem Soleimani, kreut të Forcave al-Quds të vrarë në një sulm amerikan në Irak në vitin 2020. Edhe pse jo zyrtarisht, burime brenda qeverisë izraelite konfirmojnë se Izraeli po përgatitet për kundërpërgjigjien e Iranit pas vrasjes së gjeneralit.

Artikulli paraprakBALLA PËR ZJARRIN: NDËRHYRJA E RENEA-S SOLLI EVAKUIMIN E BANORËVE TË BLLOKUAR!
Artikulli tjetërSHERR MES DISA PERSONAVE NË LEZHË