Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka reaguar pas sulmit brutal të forcave ruse në qytetin e Ukrainës, Bucha, ku mbetën të vrarë 20 persona. Përmes një reagimi në twitter, Xhaçka dënon ashpër sulmin, duke theksuar se këto janë dëshmi të qarta të dhunës ruse mbi popullsinë civile. Ajo thekson se bota duhet të reagojë menjëherë dhe të ndalë sa më parë këto krime.

Postimi i Xhaçkës:

Të tmerruar nga dëshmitë e 🇷🇺 mizorive të ushtrisë që dolën nga Historitë e përdhunimeve dhe shkatërrimit tronditës të qyteteve të tëra janë aktakuza më e qartë e natyrës së vërtetë kriminale të regjimit 🇷🇺.

Bota duhet të veprojë! Si anëtare e #UNSC & #GoF of Açountability for Ukraine 🇺🇦, Shqipëria 🇦🇱 do të punojë me aleatët dhe partnerët në mënyrë që këto krime të evidentohen dhe hetohen siç duhet.

 

Artikulli paraprakISH KRYETARI I PD LULZIM BASHA TAKIM ME NJË GRUP DEMOKRATËSH NË SHKODËR (VIDEO)
Artikulli tjetërCIVILËT E VRARË RRUGËVE, ZELENSKY: NËNA TË USHTARËVE RUSË, SHIKONI Ç’KENI RRITUR!