Sulmi me armë i ndodhur ndaj baneses së Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit, vijon të mbetet pa autor.Përgjatë tre diteve policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje një numer të konsiderueshem përsonash, por deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimore për të zbuluar autoret.Ata kanë qenë dy përsona të cilët kanë lëvizuar me një automjet ti AUDI i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë, por nga kçyrja e pamjeve filmike nuk dallohen qartë targat e makinës e cila ka lëvizuar përgjatë aksit të vjeter rrugor Laç-Mamurras.Që prej momenetit të ngjarjes, policia ka krehur të gjithë zonen, duke ushtruar kontrolle, por pa arriitur që të bie në gjurmet e autoreve.Ndërkohë pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes, pasi djali i Skëndër Likës, Llej Lika ndodhet në burg për vrasjen e biznesmit Raik Roli, ngjarje e ndodhur në muajin dhjetor të vitit 2021 në Sanxhak të Kurbinit.Kjo është hera e dyte ne harkun kohor te pak muajve qe banesa e Skënder Likes bie pre e sulmit. Ne muajin mars të këtij viti ju vendos një sasi e madhe lende plasese, por fatmiresisht nga shoërthimi nuk pati përsona te lënduar, por vetem dëme të shumta materiale. Pavarësisht veprimeve hetimore edhe në rastin e parë, ngjarja vijon të mbetet e pazbardhur, ndërsa që prej asaj kohe pjestaret e familjes Lika nuk jetojnë në atë shtëpi.

Artikulli paraprakSHERR I DHUNSHËM MES TIFOZËVE NË MIRDITË
Artikulli tjetërMBYLLET FESTIVALI I BANDAVE FRYMORE