FBI po e heton si terrorizëm të brendshëm sulmin me armë të 28 korrikut të këtij viti gjatë festivalit ushqimor në Kaliforni. Nga të shtënat mbetën të vrarë tre persona, mes tyre dy fëmijë.

Zyrtarët thanë se kishin zbuluar “listën e synimeve” të personit të armatosur Santino Ëilliam Legan i cili përfshinte ndërtesa fetare dhe federale.
Agjenti John Bennett tha se Legan, 19 vjeç, ishte “duke eksploruar ideologji të dhunshme”, por FBI ende nuk e ka konfirmuar një motiv.

Policia po lidh gjithashtu dy të shtëna të tjera kohët e fundit me ideologjinë e dhunshme.
Një sulm në El Paso të shtunën që la 22 njerëz të vdekur po hetohet si një rast i terrorizmit në familje. Zyrtarët e zbatimit të ligjit po studiojnë një dokument anti-hispanik të postuar në internet para sulmit.

Të martën, FBI tha se një person me armë në Dejton, Ohio, ku nëntë njerëz u vranë të Dielën, gjithashtu ndoqi një “ideologji të dhunshme”. Por ata thanë se nuk kishin gjetur prova që sulmi ishte i motivuar nga racizmi.

Të shtënat në festivalin e hudhrave në Gilroy ishin të parat në tre raste të shtënash masive në harkun kohor të 8 ditëve që morën jetën jetën e 34 personave dhe u plagosën më shumë se 50 të tjerë.

Autori Legan, vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar menjëherë pas sulmit në Kaliforni.

Artikulli paraprakKANDIDATËT PËR KUSHTETUESEN, KED ZGJEDH SOT EMRAT QË DO I ÇOHEN PRESIDENTIT
Artikulli tjetërKOMISIONI I VENECIAS NË TIRANË, DELEGACIONI DISKUTON SHKARKIMIN E METËS DHE 30 QERSHORIN