Tre ditë pas shpërthimit në Lyon, ku mbetën të plagosur 13 persona, policia ka vënë në pranga 4 persona.

Siç shkruan BBC, në pranga ka rënë një 24-vjeçar, si i dyshuari kryesor gjithashtu dhe një burrë së bashku me një grua tjetër dhe një të mitur, që supozohet se janë bashkëpunëtorë.

Policia njofton se 24-vjeçari, është parë shumë pranë vendit të shpërthimit me biçikletë me maskë të kokë dhe me një çantë shpine.

Në media ka nisur të qarkullojë dhe fotoja e tij. I dyshuari kryesor është student i IT me origjinë algjeriane. Ndërkohë i mituri ndjek studimet në një shkollë në Lyon.

Sa i përket çiftit të arrestuar, paraprakisht mendohen se janë prindërit e njërit pre bashkëpunëtorëve.

Shpërthimi erdhi nga një pako bombë e vendosur pranë disa lokaleve më 24 maj.

Artikulli paraprakDUHANI DHE PIJET ENERGJIKE VENDOSEN 20 MLN LEKË GJOBA, MBYLLEN 6 SUBJEKTE
Artikulli tjetërLSI-JA ZËVENDËSOHET 100%, SHTERON LISTA E KANDIDATËVE TË PD-SË, NGELIN 18 KARRIGE BOSH NË KUVEND