“Aksionet e tmerrshme të regjimit të Assad nuk do të tolerohen më”.

Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump në një konferencë të përbashkët për shtyp me mbretin e Jordanisë në Shtëpinë e Bardhë. “Kur gazi vret fëmijë dhe të sapolindur, për mua janë kaluar shumë vija, ajo e kuqe po e po”, ka thënë Trump. Ai ka theksuar se, administrata Obama ka humbur një mundësi të artë për të zgjidhur krizën siriane. “Sulmi kimik në Siri ishte i tmerrshëm.

Nuk ka fjalë për ta përshkruar. Ishte një sulm ndaj njerëzimit”, ka vijuar Trump. Nga sulmi me armë kimike në Siri mbetën të vrarë 72 persona, mes të cilëve 20 fëmijë dhe 17 gra. Moska zyrtare mohoi që regjimi i Assad ta ketë kryer qëllimisht sulmin dhe refuzoi të njihte projekt/rezolutën e OKB-së. “Këto akuza janë një provokim”, ka thënë Kremlini. Ndërkohë, sulmi është dënuar edhe nga ati i shenjtë, Papa Françesku, që ka shprehur keqardhjen dhe e ka cilësuar si “të papranueshëm”.

Artikulli paraprakHARADINAJ SËRISH SOT PËRPARA GJYKATËS NË FRANCË
Artikulli tjetërTILLERSON, MË 11 PRILL NË MOSKË; VIZITA E PARË ZYRTARE